Telegrafi

Buffon, portieri më i mirë në botë

Portieri italian ka fituar 87 pikë, 14 më shumë se portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, i cili u shpall portieri më i mirë për vitin e kaluar.

Në vend të tretë u rendit danezi Peter Schmeichel, ndërsa i katërti është portieri gjerman, Oliver Kahn.

Top-pesëshin e mbyll një ish-portier i Juventusit, që aktualisht mbron portën e Manchester United, Edwin van der Sar. /Telegrafi/