Telegrafi

Buffon: Përsëri do të veproja njësoj, Oliver do të bëhet një gjyqtar i madh

Gianluiggi Buffon është rikthyer të flas për natën e Madridit.

Portieri legjendar italian u përjashtua me karton të kuq pas një reagimi të ashpër ndaj gjyqtarit anglez Oliver që kishte akorduar penallti në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Realit.

Veterani italian ka thënë se do të vepronte përsëri njësoj dhe nuk ka pranuar të kërkojë falje.

“Nuk kam pse të kërkoj falje. Jam një qenie njerëzore me shumë pasion. Ky jam un, Giggi Buffon”.

“E thash atë që kisha në mendje dhe kaq. Në atë moment nuk mund t’i kërkosh një njeriu që jeton me sportin të jetë i qetë. Ndoshta kanë qenë të ekzagjeruara por do të veproja përsëri njësoj”, u shpreh Buffon.

Protesta e Juventusit pas penaltisë, (Photo by David Ramos/Getty Images)

Portieri i Juventusit ka thënë se gjyqtari anglez Oliver do të bëhet një gjyqtar i madh por për atë moment ishte shumë i ri.

“Një gjyqtar me eksperiencë nuk do ta kishte akorduar atë penallti, pasi do t’i linte dy skuadrat të luftonin deri në fund”.

“Jam i sigurt se Oliver do të bëhet një gjyqtar i madh, por në atë moment ai ishte shumë i ri për tu përballur me ato situata”.

Penalltia e dhënë (Getty Images)

“Nuk kam inati ndaj tij, gjithçka ka përfunduar në Bernabeu”.

“Unë nuk po them se nuk ishte penallti, por po them se ishte e dyshimtë. Thash se një gjyqtar me përvojë do të vepronte ndryshe”, përfundoi Buffon.

Ndeshja ndaj Real Madridit ishte e fundit në Ligën e Kampionëve për portierin italian që pritet t’i jap fund karrierës së tij në fund të sezonit. /Telegrafi/