Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon ka folur për etapat e shumta të karrierës së tij të gjatë, të gjitha me rastin e prezantimit të autobiografisë së tij me titull “Gianluigi Buffon, rrëzimi, ngritja, rrëzimi, ngritja”.
Siç zbuloi italian, lojtarët më të mirë kundër të cilëve luajti ishin Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta dhe Zinedine Zidane, dhe ai mendon se Neymar Jr duhet të kishte fituar pesë Topa të Artë.
Ai humbi tre finale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit në 2003, Barcelonës në 2015 dhe Real Madridit në 2017, dhe gjithashtu zbuloi se ai refuzoi një lëvizje te Barcelona.
“Kisha një ofertë nga Barcelona për të qenë portieri i tyre i dytë. Më pëlqeu ideja që të luaja me Messin pas Cristiano Ronaldos, por një ditë isha duke vozitur dhe dëgjova një këngë që nuk e kisha dëgjuar prej dhjetë vitesh “Bella”. Më pas pashë një tabelë në autostradë “Parma” të cilën e mora si shenjë dhe kështu e mbylla karrierën time”, ka thënë fillimisht Buffon në një intervistë për Corriere della Sera.
Messi? Ronaldo? Neymar?
Gianluigi Buffon has revealed who he believes is the most talented he’s played with 👀 pic.twitter.com/jFYh2WG9od
— Football on TNT Sports (@footballontnt) November 19, 2024
Buffon më vonë zbuloi se shkon në kazino dy-tri herë në vit.
“Për disa, bastet janë ves. Për mua ishte adrenalinë. Për një gjë jam i sigurt, nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme. Në fakt, nuk jam hetuar, nuk jam paralajmëruar kurrë. Sepse unë kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë të paligjshme, nuk vë bast për Juventusin, ekipin kombëtar apo futbollin – vetëm tenis dhe basketboll amerikan. Tani shkoj në kazino dy-tri herë në vit, por nuk e ndjej më nevojën”, përfundoi portieri italian.
Ndryshe, Buffon tashmë shërben si asistent në stafin profesional të kombëtares italiane të futbollit. /Telegrafi/
🎙️| 🗣️ Buffon: “I have never bet on football in my life, always and only on NBA and tennis. Now, at most I go to the Casino 2 or 3 times a year, but I don’t feel the need. The story of the betting came out in 2006 during Calciopoli, when Juve were in the crosshairs …”… pic.twitter.com/DXjDFV3SOs
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) November 19, 2024