Portieri legjendar italian, Gianluiggi Buffon ka marrë çmimin si portieri më i mirë nga UEFA për edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve.
39-vjeçari ka deklaruar se nëse Juventus triumfon në Ligën e Kampionëve atëherë ai do ta shtyjë pensionimin edhe për një vit tjetër.
Synimi i italianit është që të luajë edhe në Kupën e Botës me Kombëtaren e Italisë.
“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të vazhdoj të luaj edhe një sezon tjetër”, deklaroi Buffon.
“Në rast se një gjë e tillë do të ndodhë un do të përpiqem ta fitoj Kupën e Botës”, u shpreh reprezentuesi italian. /Telegrafi/