Site icon Telegrafi

Buffon: Më pak stres në Francë

Gianluigi Buffon para ndeshjes Paris Saint Germain-Arsenal për International Champions Cup (Foto: Getty Images for ICC)

Gianluigi Buffonit duket se po i pëlqen jeta në Paris pas kalimit te Paris Saint Germaini pas 17 vjetëve të kaluara te Juventusi.

Italiani thotë se aktualisht ai ka më pak stres dhe se po kalon bukur me skuadrën e re.

“Nëse jam i lumtur dhe entuziast si tani, i detyrohem bashkëlojtarëve të ri dhe atmosferës në zhveshtore”, ka thënë Buffon për France Football.

Gianluigi Buffon gjatë miqësores së Paris Saint-Germain në International Champions Cup 2018 ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

“Ka shumë humor të mirë. Këtu ka më pak stres se në Itali, është diçka e re për mua”.

“Në Itali në disa raste e teprojmë për disa gjëra, jemi shumë të dhënë pas futbollit”.

Lexo po ashtu Vitet kalojnë, por Buffoni mbetet: 21 vite më parë luajti përkrah Lilian Thuramit, tani ndërron fanellën me djalin e francezit

“Qasja e një ndeshje, apo stërvitje, këtu nuk është e njëjtë. Është më e qetë, më relaksuse, më e lumtur”.

“Edhe kur luanin ndaj ekipeve më të dobëta, përgatitjet për ndeshje mund të ishin të lodhshme ndonjëherë.  Eshtë paksa stresuse”, ka shtuar Buffon. /Telegrafi/

Exit mobile version