Ginaluigi Buffon ka vendosur përfundimisht të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.
Legjenda italiane po largohet për herë të dytë nga Zonja e Vjetër, mirëpo jo për t’u pensionuar nga futbolli.
Në një intervistë për BeIN Sports, Buffon ka bërë të ditur për largimin nga Biankonerët.
“Kam vendosur të largohem nga Juventusi në fund të sezonit. Nuk do ta vazhdojë kontratën”, ka thënë italiani.
Duket se Buffon dëshiron të rikthehet pikërisht aty ku e filloi karrierën profesionale, te Parma.
Nga aty, portieri legjenda dëshiron të mbyllë karrierën e që mund të qëndrojë për më së shumti dy vite. /Telegrafi/
Gigi Buffon announces to Bein Sports: “I’ve decided to leave Juventus at the end of the season, I’m not extending the contract”. ⚪️⚫️ #Buffon #Juventus
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 11, 2021