Gianluigi Buffon u takua me mikun e tij, legjendën tjetër të portës, Iker Casillasin në ndeshjen Juventus-Porto.
Ai edhe në këtë ndeshje e mbajti portën e paprekur.
Juventus fitoi 2-0, ndërsa Porto luajti pa një lojtar që nga minuta e 27-të, kur Alex Telles u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Buffon në shtatë ndeshjet e fundit të zhvilluara me Juventusin, vetëm në një ka pranuar gol.
Portieri që mbrojti portën e Italisë për 167 ndeshje ka pothuajse të gjitha rekordet.
Gianluigi Buffon has now kept 6 clean sheets in his last 7 games for Juventus in all competitions ⛔️⛔️⛔️⛔️⛔️⛔️ #UCL pic.twitter.com/MsZMbCMmR1
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 22, 2017
Ai e ka rekordin për më së shumti minuta pa pranuar gol në Serie A, më së shumti ndeshje radhazi, më së shutmi ndeshje pa pranuar gol në një kampionat dhe atë në të gjitha kohërave në Serie A.
Për Italinë, ai e mban rekordin për më shumë ndeshje në Kupën e Botës, ku nuk ka pranuar gol dhe është portieri italian që ka pritur më së shumti penallti në histori. /Telegrafi/