Telegrafi

Buffon nuk mund ta imagjinojë Casillasin me fanellë tjetër

Portieri i madh italian ka thënë fjalë të mëdha për ikonën e futbollit spanjoll, i cili është larguar nga Los Blancos (ku luajti gjithë karrierën deri më tani) për të nënshkruar me Porton.

“Gjithmonë ke qenë një ikonë për fanellën e Real Madridit, por për më shumë ke qenë një nga ‘sponsorët’ më të rëndësishëm për rolin tonë në vitet e fundit”.

“Paç fat Iker në përvojën tënde të re!”.

“Do të më duket e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër tash e tutje! HalaIker‬!”, ka shkruar Buffon. /Telegrafi/