Telegrafi

Buffon nuk largohet nga Juve

Sipas spekulimeve, Bianconerët janë të gatshëm të heqin dorë nga portieri italian për të grumbulluar para për blerjen e lojtarëve të tjerë, mirëpo i të njëjtit mendim nuk është Buffon.

I pyetur nga Sky Sport 24 mbi këtë temë, Buffon u përgjigj se ai është marrë vesh me presidentin e ri të Juves, Andrea Agnelli, që ta vazhdojë karrierën me fanellën bardhezi. /Telegrafi/