Gianluigi Buffon ka reaguar ndaj raportimeve që u krijuan në lidhje me VAR-it, duke sqaruar se nuk ka qenë asnjëherë kundër, porse nuk duhet të abuzohet me të.
Kapiteni i Juventusit është kritikuar për ankesat e tij ndaj teknologjisë VAR (ndihmesë e ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin nëpërmjet xhirimeve), pasi kishte thënë se e ka shndërruar futbollin në vaterpolo me ndërprerje të vazhdueshme.
“Siç kam thënë nga fillimi, do të jetë një mjet shumë i dobishëm dhe asnjëherë nuk kam qenë se jam kundër”.
“Është e turpshme që mediat e deformojnë konceptin kur dikush përpiqet të japë një kritikë konstruktive”.
“Unë jam 40 vjeç, jam në futboll qe 23 vite, nuk jam idioti i fundit për t’u kthyer. Ndoshta idiot e parafundit…”.
“Unë thjesht kam thënë se VAR duhet të shfrytëzohet jo të abuzohet. Asnjëherë nuk kam thënë se jam kundër – unë jam pro”, ka deklaruar Buffon për Rai Sport. /Telegrafi/