Telegrafi

Buffon: Nuk e dua Leicesterin në short

Gigi Buffon është ndarë i lumtur me kalimin e Juventusit në tetë skuadrat më të mira të Ligës së Kampionëve. 

Bianconerët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 3-0.

“Të gjitha ndeshjet në këtë nivel janë të vështira, ndeshja e parë u vendos pasi ata mbetën me 10 lojtarë, e njëjta ndodhi edhe këtu, tensioni bie dhe nga këto situata mund të pësoni”.

“Jemi përmirësua shumë, i kishim vënë vetit një qëllim kur e filluam këtë udhëtim para pesë vitesh, që Juventusi në çdo vite të futet në tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve”.

“Nëse futesh në tetë më të mirat në një dekadë, në fund mund edhe ta fitosh”.

Buffon u pyet se cilën skuadër e do në këtë fazë.

“Dua ta shmang Leicesterin. Ata kanë entuziazëm dhe pasion, por edhe armën që mund t’i bëjnë keq çdo skuadre”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/