Telegrafi

Buffon nuk do të shkojë te City

Sportmediaset.it spekuloi se Juventusi ka marrë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të hequr dorë nga portieri italian, mirëpo Martina ka thënë për Goal.com, se Gigi do të qëndrojë te Zonja e Vjetër së paku deri në vitin 2013.

“Buffon te City? Nuk është e vërtetë. Nganjëherë njerëzit shkruajnë çfarëdolloj gjërash, por nuk është e vërtetë”.

“Ai ka një kontratë deri në vitin 2013 dhe ai do ta mbyllë karrierën këtu. Nuk e di se nga dolën këto lajme”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/