Site icon Telegrafi

Buffon një ditë trajner i Kombëtares italiane

Gianluigi Buffon është në një formë fantastike edhe pse në moshë të vjetër.

Portieri i kampionëve të Italisë, Juventus ka për t’i dhënë ende futbollit para se t’i varë dorëzat në gozhdë.

Ai pas fitores së vështirë në Lyon ku priti edhe një penallti ka folur për skuadrën e tij dhe të ardhmen.

Ndër tjera Buffon ka thënë se ndoshta një ditë do ta drejtojë Italinë.

“Për mendimin tim, Juventusi duhet të përmirësohet. Ne kemi jemi në krye të grupit dhe kemi ambicie në Evropë, por ajo që po japim në fushën e blertë mund të mos mjaftojë”.

“Nuk më pëlqen të punoj si trajner çdo ditë me një klub, ndërsa rolin e përzgjedhësit të kombëtares nuk e përjashtoj. Do të kisha sërish emocionet e fushës, por edhe lirinë për t’iu dedikuar gjërave të tjera”, deklaroi Buffon. /Telegrafi/

Exit mobile version