Telegrafi

Buffon, nga debutimi me Parman deri te maja e suksesit: 10 gjërat që duhet t’i dini për atë (Foto)

Gianluigi Buffon është një nga portierët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

38-vjeçari është sinonim i sigurisë dhe me atë në portë çdo gjë është me e lehtë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Buffon është Supermani i ri dhe interneti po çmendet pas tij (Foto)

Buffon është një nga ata lojtarët që ka respektin edhe të klubeve dhe tifozërisë kundërshtare.

Më poshtë keni disa nga informacionet dhe detajet më interesante nga karriera e tij.

Paraqitjet në karrierë (Parma/Juventus): 810

 

Buffon u fejua me Ilaria D’Amico pas divorcit në 2014 me Alena Seredova. Me prezantuesen e Sky ai ka një fëmijë: Leopoldo Mattia

 

Penallti të pritura: 29

 

Në 16 qershor të 2011 ai u martua me bukuroshen çeke, Alena Seredova. Me atë ka dy fëmijë: Louis Thomas, i lindur 28 dhjetor 2007, të cilin e emëroi me me emrin e idhullit të tij, portierit të Kamerunit, Thomas N’Kono, dhe David Lee i lindur me 31 tetor 2009.

 

Më 7 mars 2012 ai i zgjodh zëvendëspresident i Federatës Italiane të Futbollistëve, dhe kjo është hera e parë që një lojtar aktiv emërohet në këtë post.

 

Trofetë e fituar: Kupën e Botës, Kampionatin italian: 7, Kupën e Italisë: 3, Kupën e UEFAs: 1, Superkupën e Italisë: 6.

 

Më 6 korrik të 2012 ai u bë pronar i vetë i klubit nga Serie C, Carrarese.

 

Debutimi i tij në Serie A erdhi më 19 nëntor të 1995 në barazimin e Parmas ndaj Milanit me rezultat 0-0.

 

Debutimi në Kombëtaren e Italisë erdhi në barazimin ndaj Rusisë me 29 tetor të 1997.

 

Nga 2008 deri 2014 ka pësuar 10 lëndime.

/Telegrafi/