Buffon është një nga ata lojtarët që ka respektin edhe të klubeve dhe tifozërisë kundërshtare.
Më poshtë keni disa nga informacionet dhe detajet më interesante nga karriera e tij.
Paraqitjet në karrierë (Parma/Juventus): 810
Buffon u fejua me Ilaria D’Amico pas divorcit në 2014 me Alena Seredova. Me prezantuesen e Sky ai ka një fëmijë: Leopoldo Mattia
Penallti të pritura: 29
Në 16 qershor të 2011 ai u martua me bukuroshen çeke, Alena Seredova. Me atë ka dy fëmijë: Louis Thomas, i lindur 28 dhjetor 2007, të cilin e emëroi me me emrin e idhullit të tij, portierit të Kamerunit, Thomas N’Kono, dhe David Lee i lindur me 31 tetor 2009.
Më 7 mars 2012 ai i zgjodh zëvendëspresident i Federatës Italiane të Futbollistëve, dhe kjo është hera e parë që një lojtar aktiv emërohet në këtë post.
Trofetë e fituar: Kupën e Botës, Kampionatin italian: 7, Kupën e Italisë: 3, Kupën e UEFAs: 1, Superkupën e Italisë: 6.
Më 6 korrik të 2012 ai u bë pronar i vetë i klubit nga Serie C, Carrarese.
Debutimi i tij në Serie A erdhi më 19 nëntor të 1995 në barazimin e Parmas ndaj Milanit me rezultat 0-0.
Debutimi në Kombëtaren e Italisë erdhi në barazimin ndaj Rusisë me 29 tetor të 1997.