Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se atë që Manuel Neuer po bën tash në futboll, e bëri ai sa ishte në kohën te Parma.
Numri një i Bayernit u komplimentua për stilin e tij të mbajtjes së topit, por Buffon thotë se ai ishte i pari që bëri gjëra të tilla.
“Atë që Neuer po bën, unë e bëja te Parma nën Malesanin kur fituam Kupën e UEFA-s, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë”.
“Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj me top. E vërteta është se Barcelona e integroi portierin në konstruktin e lojës”.
“A është shkolla e portierëve të Italisë e zhdukur? Nëse ne bëjmë 100 intervenime dhe një gabim, të gjithë do të flasin për gabimin. Por, në vendet tjera e ligat tjera mund të bëni gabime sa të dëshironi dhe nuk do të kritikoheni”, u shpreh Buffon. /Telegrafi/