Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se Napoli ka filozofi unike, pavarësisht se duhet të luajë kundër skuadrave që ndryshojnë totalisht me napolitanët.
Italiani në Gran Gala del Calcio, insistoi se nëse Kombëtarja e Italisë ka nevojë për atë, ai do të kthehet.
“Napoli ka një filozofi unike. Çdo të diel ata luajnë ndaj skuadrave që kanë filozofi ndryshe nga ajo e tyre”.
Buffon tashmë i pensionuar nga Kombëtarja e Italisë, kjo pasi këta të fundi nuk arritën të kualifikohen për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, por ai tregon se nuk e ka humbur dëshirën për të luajtur për Italinë.
“Jam në një moshë të caktuar dhe është e drejtë të bëjë një pauzë. Por, nëse ka munges totale të portierëve, ata vetëm duhet të ma kërkojnë dhe unë kthehem, do jem atje edhe deri tek gjashtëdhjetat”.
Në fund nuk mungoi edhe komenti i tij për Gennaro Gattuson në krye të Milanit.
“Ai ka qenë te Milani për shumë vite, jam i sigurt se ai din se çfarë çelësa të përdorë për të përmirësuar skuadrën”, ka shtuar Buffon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rxRC1o1skqs