Mediat në Francë këmbëngulin se Gianluigi Buffon do të nënshkruajë sot (e premte) me Paris Saint-Germain, por prezantimi do të jetë të hënën pasi Les Bleus do të luajnë sot ndaj Uruguait.
Në Italian është raportuar se Buffon do të bëjë testet mjekësore të hënën në mëngjes, para se të paraqitej në objektet e klubit në Parc des Princes.
Megjithatë, sipas gazetës franceze L’Equipe, ish-portieri i Juventusit do të bëjë sot (e premte) testet e tij mjekësore me PSG-në.
Sipas tyre Buffon do të nënshkruajë edhe kontratën e tij, e cila do të jetë për një vit, por me opsion edhe për vitin e dytë.
Njoftimi zyrtar në prezantim do të zhvillohet të hënën pasi kombëtarja e Francës do të luaj në mbrëmje ndaj Uruguait në çerekfinale të Kupës së Botës.
PSG nuk dëshiron të duket se po qëndron larg kombëtares Les Bleus dhe gjithashtu dëshiron që mediat franceze të fokusohen në prezantimin e Gigit.
Ndryshe, Buffon ka pasur një karriere 17-vjeçare me Juventusin, ku ka fituar shumë trofe në Serie A, por i mungon ai i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/