Gianluigi Buffon është në bisedime me PSG-në për ta vazhduar kontratën, por mund të kthehet edhe në Juventus si drejtor i klubit.
Sipas SportMediaset, portieri 41-vjeçar po shqyrton mundësitë e tij të re.
Disa muaj më parë pati zëra se po negocionte për një marrëveshje të re dhe të zgjatur me Paris Saint-Germainin, por tani flitet se mund t’i vërë dorëzat në gozhdë.
Agjenti i tij Silvano Martina thuhet se do të jetë në Paris javën e ardhshme për të diskutuar situatën me lojtarin dhe klubin.
Nëse Buffon nuk nënshkruan një kontratë të re me Paris Saint-Germain, atëherë ai pritet të kthehet në Torino si drejtor i Juventusit.
Ai do të bashkohej me ish shokun e ekipit Pavel Nedved, i cili aktualisht është nënkryetar.
“Kam kaluar nëntë muaj në një qytet të mrekullueshëm, u mirëprita ngrohtësisht dhe tregova shumë dashuri. Jam shumë i lumtur që kam bërë zgjedhjen për të ardhur në Paris”.
“Doja të përjetoja një mjedis të ri të futbollit dhe një qytet të ri në jetën time dhe unë duhet ta pranoj, i kam plotësuar këto nevoja”.
“Doja të dilja nga zona ime e rehatisë dhe të mësoja gjëra të reja. Kam mësuar frëngjisht dhe e di që në të ardhmen e gjithë kjo përvojë do të më ndihmojë”, ka thënë Buffon në faqen e klubit. /Telegrafi/