Telegrafi

Buffon mund të mungojë kundër Bayernit

Më herët është njoftuar se Buffon doemos duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, mirëpo ai e ka shtyrë këtë procedurë duke dashur të jetë në derbin kundër Interit dhe në ndeshjen e të martës, e cila vendos nëse Juve do të kualifikohet në raundit tjetër të Ligës së Kampionëve.

Mëngjesin e të hënës, portieri italian u është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë treguar dëmtim të meniskut anësor, ndërsa stafi mjekësor do të vendosë të martën nëse gardiani do të jetë në fushë.

Juventusi duhet të nxjerrë së paku një barazim nëse dëshiron të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/