Gianluiggi Buffon ka pranuar një dhuratë nga kampioni më i ri i Ligës Premier, Leicester City.
Në fakt, dy javë më parë portieri legjendar i Juventusit kishte uruar për shpalljen kampion ish-trajnerin e skuadrës Claudio Ranierin, me të cilin kishte punuar gjatë sezonit 2007/08.
#Leicester @lcfc is no more a fairy tale, now is reality. Welcome in Europe Mr. Claudio Ranieri! pic.twitter.com/zIuSijKvyV
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) April 11, 2016
“Nuk është më një përrallë, tani është realitet. Mirë se vini në Evropë Z. Claudio Ranieri!”, kishte shkruar në Twitter, Buffon me rastin e shpalljes së kampion të ligës elitare angleze të “Dhelprave”, transmeton Telegrafi.
Por, për këtë urim edhe skuadra angleze kishte menduar ta falënderojnë veteranin e kampionit italian. Buffon ka marrë si dhuratë një fanellë të nënshkruar nga futbollistët dhe trajneri Ranieri i Leicesterit.
“Një ditë e nënshkrimeve të veçanta. Me Juventusin deri në vitin 2018 dhe pastaj ato të Leicester Cityt. Faleminderit zotëri Ranieri”, ka shkruar Buffon në Twitter. /Telegrafi/
Una giornata di firme speciali. La mia con la Juve fino al 2018 e poi quelle del #Leicester. Grazie Mister #Ranieri! pic.twitter.com/rs5RCLw2dc
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) May 11, 2016