Telegrafi

Buffon meriton Topin e Artë, thotë Agnelli

Yllli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar që katër vjet radhazi Topin e Artë, por Agnelli thotë se Buffon e ka merituar ta fitojë së paku një herë.

“Sipas historisë nga viti 1978, deri në vitin 2007, Topi i Artë është fituar nga lojtarë që kanë luajtur në Serie A”.

“Pas kësaj periudhe të gjatë, trofeu është dhënë jashtë Italisë. Shpresa ime është e madhe që një ditë edhe Buffon ta fitojë, sepse ai vërtet e meriton, është portieri më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë Agnelli.