Site icon Telegrafi

Buffon: Largohem në fund të sezonit me trofeun e Ligës së Kampionëve

MILAN, ITALY - NOVEMBER 13: Gianluigi Buffon of Italy reacts during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, Sweden. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Një tjetër legjendë e futbollit botëror pritet t’i japë fund karrierës së tij shumë vjeçare.

Portieri legjendar i Juventusit ka konfirmuar largimin e tij nga futbolli në fund të edicionit 2017-18.

“Me shumë mundësi do t’i jap fund pas këtij sezoni. Jam i qetë, nuk kam aspak frikë nga largimi prej futbollit. Thjesht jam kurioz për jetën në vijim, por nuk kam frikë t’i them lamtumirë futbollit”, ka deklaruar kapiteni i Juventusit.

Por ëndrra e madhe e Buffonit është ta fitoj trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Edhe pse e di se këtë trofe do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më në formë në muajin mars. Shpresoj dhe uroj që të jetë Juventusi”, vazhdon tutje italiani.

Buffon e përjetoi rëndë eliminimin e Italisë (Foto/Getty Images)

“Ndeshja e fundit do të jetë njësoj si ajo e para, me një entuziazëm të madh dhe me krenari”, vazhdon tutje Buffon.

Krejt në fund Buffon ka folur për vitet më të suksesshme në karrierën e tij.

“Vitet e fundit kanë qenë shumë të suksesshëm, megjithatë nuk mundem t’i harroj vitet e Botërorit, apo mbërritjen te Juventusi pasi lash mes vuajtjesh Parmën”, thotë Gianluigi Buffon. /Telegrafi/

Exit mobile version