Site icon Telegrafi

Buffon kundër Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen e 1000-të në karrierë (Foto)

GettyImages

Portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, Ginaluigi Buffon, do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë në mbrëmjen e së premtes me Shqipërinë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë futbollit italian që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me klubin dhe kombëtaren.

Shiriti i kapitenit që do ta mbajë në ndeshje me Shqipërinë /Getty Images)

Këtu llogariten vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me klubin e kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave.

I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qenë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje.

Ai pranoi disa dhurata për këtë arritje /Getty Images)

Buffon pritet ta thyej edhe këtë rekord të Maldinit, pasi deri në fund të këtij edicioni ka dhe shumë ndeshje.

Exit mobile version