Telegrafi

Buffon kthehet në fund të marsit

“Gigi do të rikthehet në fund të këtij muaji. Ai natyrisht se nuk do ta zgjasë shumë periudhën e rikuperimin, për shkak të lëndimit të Alex Manninger”, tha agjenti i portierit.

Për spekulimet rreth një kalimi të Buffon te Manchester City, agjenti Silvano Martina ishte rigoroz: “Buffon është i ofenduar, sepse ata janë të pafytyrë”.

Buffon është i pazëvendësueshëm në portën e Juventusit dhe të kombëtares italiane për Botërorin e ardhshëm, dhe natyrisht lajmi për rikthimin e tij, është i mirëseardhur. /Telegrafi/