Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ka qenë një sezon i vështirë për të, mirëpo është shprehur i kënaqur sepse i ka arritur qëllimet e tij, përkundër se ka qenë i dyti në përzgjedhje pas Wojciech Szczesnyt.
Gardiani i Zonjës së Vjetër u kthye te Bianconerët pas qëndrimit te Paris Saint-Germaini për të regjistruar rekord paraqitjesh në Serie A dhe për ta fituar titullin e 10 të Italisë.
“Jam i lumtur. Ishte e rëndësishme për mua që t’i mbyllja sirtarët, përndryshe diçka do të kishte mbetur e pambaruar. Kisha një objektiv për të arritur 10 Scudetto, meqenëse dy prej tyre u vodhën”.
“E arrita. Madje edhe rekordi i paraqitjeve më kënaq. Mirëpo, nuk ka qenë një vit i lehtë. Unë jam përshtatur gjithmonë, jam altruist për nga natyra”.
“Mirëpo, më është dashur të përballem me atë që përfaqësoj dhe akoma mendoj se përfaqësoj. E kam testuar veten. Jam krenar me vete, sepse e kalova testin”.
“Kurrë nuk më kanë pëlqyer arrogantët dhe kjo ishte mënyra për të më testuar, që të jem në gjendje të them se unë nuk jam (arrogant)”, ka deklaruar Buffon për Il Corriere dello Sport.
42-vjeçari iu është referuar titujve të sezoneve 2004/2005 dhe 2005/2006 që iu hoqën Juventusit pas skandalit Calciopoli. /Telegrafi/