Gianluigi Buffon është shprehur krenar me Juventusin, përkundër eliminimit nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër e pati lojën në dorë, pasi kaloi në epërsi prej 2-0, mirëpo bavarezët ia dolën ta barazonin rezultatin dhe në vazhdime shënuan dy herë për të fituar me rezultat 4-2 (rezultati i përgjithshëm 6-4).
“Futbolli është i ndërtuar nga incidentet. Në pjesën e dytë ata bënë lojë shumë sulmuese dhe i konvertuan shanset e tyre”.
“Është zhgënjyese të pranosh gol në minutën e 90-të, por jam krenar me këtë skuadër”.
“Kjo është një humbje që na lë të kuptojmë që jemi ngjitur edhe një hap më lartë në krahasim me sezonin e kaluar”.
“Jemi eliminuar kokëlartë”, është shprehur Gigi për Mediaset Premium. /Telegrafi/