Telegrafi

Buffon kërkon fitore në tri ndeshjet e radhës

“Jemi pranë një tjetër periudhe vendimtare. Para nesh janë nëntë ditë vendimtare gjatë të cilave do ta drejtojmë sezonin, si në Ligë (Serie A) ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”

“Në tri ndeshjet e radhës, kundër Sampdorias, Napolit dhe Maccabi Haifas, do të vijnë reagime të rëndësishme dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar, por edhe të kemi vetëbesim”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të Juves. /Telegrafi/