Telegrafi

Buffon: Keq që Juve nuk e fitoi Kupën e Paqes

“Ne sapo jemi rikthyer në Itali pas një shkëlqimi të gjatë dhe frytdhënës në Spanjë. Sigurisht se është për keqardhje mënyra se si përfundoi. Jam i bindur se kjo do të na ndihmojë të fitojmë dhe nëse do të sillnim trofe në shtëpi, kjo do të na ndihmonte edhe më shumë të premtojmë triumfe të reja”, ka thënë Buffon.

Biankonerët humbën një varg rastesh gjatë ndeshjes dhe pastaj u mposhtën në penalti, duke humbur 4-3 ndaj rivalëve anglezë.

“Në fund të ndeshjes po thuajse qeshja, duke menduar se edhe kur mbroj disa penalti, ne nuk mund të fitojmë. Andaj, kjo do të thotë se duhet të përpiqemi edhe më shumë. Dua që ndeshjet të përfundojnë pas 90 minutash”, ka shtuar Buffon.