Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se ai ka pasur simpati shumë të veçantë për sulmuesin Alvaro Morata
Spanjolli iu bashkua Juventusit nga Real Madridi para se të kthehet te klubi spanjoll sërish për shkak të një klauzole që ishte në kontratën e tij që ia mundësoi këtë manovër klubit mbretëror.
Buffon shprehet shumë me nostalgji për lojtarin, të cilin thotë se e ka dashur shumë.
“Alvaro kishte mendime negative për periudhën e tij të fundit te Juventusi”.
“Ne kemi biseduar pak sepse mua më erdhi keq për të. Ai ishte një djalosh që e kam dashur shuëm dhe kam dashur t’I ndihmoj e ti jap siguri. Ai meritoi ndihmën si shok dhe unë kam pasur një ndjenjë të veçantë për të”, u shpreh legjendari për Real Madrid TV. /Telegrafi/