Telegrafi

Buffon: Juve ka ndryshuar pas humbjes ndaj Genoas, fituam me meritë

Gigi Buffon beson se Juventusi ka ndryshuar pas disfatës në Genoa dhe ky ndryshim bëri që ata të mundin Romën 1-0 këtë mbrëmje.

Bianconerët fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës, me golin e vetëm të hershëm të Gonzalo Higuainit, fitore kjo që i vendos shtatë pikë larg vendin të dytë në krye të tabelës.

“Unë nuk do të them se është një fitore thelbësore, sepse ka një rrugë të gjatë për të shkuar këtë sezon, por kjo është një fitore që na jep besim dhe krijon një hendek mjaft të madh”, ka thënë Buffon pas ndeshjes për Mediaset Premium dhe për Sky Sport Italia.

“Kjo na lejon për të shkuar në pushim të Krishtlindjeve me ndjesi të shkëlqyer. Kjo është një lojë të mrekullueshme dhe të dyja skuadrat meritojnë kredi. Roma ka ardhur këtu e vetëdijshme për cilësinë e veta, ka luajtur për të fituar dhe në fund ne i kemi merituar pikët”, përcjell Telegrafi.

“Është gjithashtu e vërtetë që kemi vuajtur nën presion në fund dhe u mbajtëm mirë për dhe ruajtëm epërsinë. E kemi parë tashmë pas disfatës në Genoa se diçka kishte ndryshuar brenda nesh dhe unë e ndjej së në qoftë se ne morëm fitoren sonte, ajo ishte në sajë të humbjes në Genoa”, përfundoi kapiteni i Juves. /Telegrafi/