Telegrafi

Buffon: Juve duhet të zgjohet në LK

Edhe pse Buffon ishte i jashtëzakonshëm në portë, Juventusi barazoi në Torino përballë Bordeaux.

“Dëshironim të fitojmë, dhe besuam se do të mundnim, por fatkeqësisht ishin disa detaje të vogla që nuk iu kushtuam rëndësi”.

“Nganjëherë në Evropë duhet të zgjohesh. Nuk është fjala vetëm kur vuan, por duhet të luash futboll më të mirë. Këtë duhet ta arrijmë duke luajtur me personalitet dhe vendosmëri”, ka thënë Gigi për “Tuttosport”.