Telegrafi

Buffon: Jemi të pandalshëm

Portieri legjendar i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë, Ginaluiggi Buffon ka folur për stinonin fantastik të Juventusit.

Numri një i portës së ‘Zonjës së Vjetër’, ka deklaruar se këtë edicion janë të pandalshëm.

Ai ka deklaruar se ua kanë mbyllur gojën të gjithëve pasi kanë qenë 13 pikë mbrapa liderit Napoli dhe tani janë plus gjashtë.

“Këtë herë rivalët tanë nuk kanë asnjë justifikim. Jemi nisur me një disavantazh prej 13 pikësh dhe tani kemi gjashtë pikë avantazh. Është e vështirë të gjesh alibi për këtë”.

“Për të fituar pesë tituj radhazi duhet të jesh një tank. Jemi një ekip epokal”, deklaroi Buffon. /Telegrafi/