Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e konsideron veten si një prej viktimave të preferuara të Francesco Tottit.
Legjenda e Giallorossëve të dielën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me klubin e tij, ndërsa legjenda e Juves e ka kujtuar kohën kur ishte në portën e Parmas dhe Er Pupone e fitoi Scudetton e vetme.
“Unë jam një prej viktimave të preferuara të Tottit”, ka thënë Buffon në një video-mesazh të publikuar në Twitter.
“Shpesh kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe njësoj si unë, ai ka luajtur gjithmonë në skuadër të fortë, prandaj është i pashmangshëm fakti që ka shënuar shumë gola”.
“Disa gola nuk mund të them se ka qenë kënaqësi t’i pranosh, por kanë qenë të bukur, prandaj do ta kisha prishur magjinë po t’i kisha mbrojtur”, ka thënë Gigi. /Telegrafi/
Parola a @gianluigibuffon, uno dei portieri più battuti da Francesco @Totti #10ForALegend #Totti pic.twitter.com/sd6xD3PfEz
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 23, 2017