Telegrafi

Buffon: Jam në një moment të mirë

“Është një periudhë e mirë. Nuk është diçka e veçantë, por kur i kalon të gjithë ato muaj duke ndier dhimbje, dhe pastaj fillon të ndjehesh mirë, të kthehet kënaqësia dhe dëshira për të luajtur. Po ashtu, më ka motivuar edhe kritika”.

“Fituam në mënyrë komforte, Livorno na bërë të vuajmë nganjëherë, por ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë”.

“Fitorja e katërt radhazi, padyshim se na jep shpresë, mirëpo ne e dimë se duhet të përparojmë shumë”, ka thënë portieri italian për “Sky Sport”.