Telegrafi

Buffon: Jam i gatshëm të kthehem!

“Pas pushimit njëmujor, jam gati të kthehem. Gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kam pasur probleme gjatë rikuperimit”.

“Shpresoj të kthehem në mes shtyllave të dielën kundër Chievos”, ka thënë Buffon për faqen zyrtare të Juves.

Portieri bardhezi ka lëvduar fitoren kundër Napolit në kuadër të Kupës së Italisë, duke u shprehur se Zonja e Vjetër tash e tutje duhet të japë maksimumin dhe të fitojë çdo ndeshje. /Telegrafi/