Site icon Telegrafi

Buffon inkurajon Romën: I ka të gjitha për ta fituar Scudetton

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se Roma ka një trajner të shkëlqyer dhe ka gjithçka që i nevojitet për ta fituar Scudetton.

Bianconerët do të luajnë me ekipin e Luciano Spallettit në fundjavën që vjen, ndërsa diferenca aktuale e Zonjës së Vjetër me Giallorossët është katër pikë.

“Roma dhe Napoli, së bashku me Juven, janë skuadrat që kanë sjellë disa duele të bukura sportive në vitet e fundit”.

Lexo po ashtu Buffon: Dzeko sulmuesi më i rrezikshëm i momentit

“Kjo do të thotë se progresi i këtyre ekipeve është i dukshëm dhe po flas për projektet e Romës dhe Napolit që po tregohen të suksesshme ose së paku po sjellin rezultate të mira. Kjo është arsyeja pse kanë qenë vazhdimisht në vendin e dytë apo të tretë”.

“Prandaj për mua nuk është befasi (nëse e fiton titullin), në fakt do të ishte befasi në rast se Roma rrëshqet më poshtë , pasi që është një skuadër e cila për shumë vite ka qenë shumë e fortë dhe shumë garuese”, ka deklaruar Buffon për Sky.

“Ka një trajner të shkëlqyer, lojtarë të shkëlqyer, shumë përvojë dhe nuk u mungon asgjë për të tentuar ta fitojnë Scudetton”, ka deklaruar Buffon për Sky. /Telegrafi/

Exit mobile version