Telegrafi

Buffon: Humbëm shumë raste kundër Fiorentinës

Me pikën e fituar Juventusi mbetet katër pikë prapa liderit dhe kampionit në fuqi të Serie A, Interit, që dje shënoi fitore të thellë prej 5-0 ndaj Genoas.

“Pjesa e parë ishte një prej më të mirave që kemi luajtur në Torino. Nëse do të kishim marrë ne avantazhin të parët, do të kishim një lojë tjetër. Në pjesën e dytë Fiorentina luajti më mirë dhe barazimi ishte rezultat i drejtë”, ka thënë Buffon./Telegrafi/