Të dërguarit e Gianluigi Buffon kanë pasur një takim pune sot me Paris Saint-Germain ku iu diskutua për kontratën e re dyvjeçare.
Portieri që mbush 41 vjet në janar, ka dëshirë ende të luajë edhe pse është larguar nga Juventusi.
Sipas Sky Sport Italia, agjenti i Buffon, Silvano Martina dhe disa miq kanë biseduar sot me klubi në Paris.
Bisedimet kanë shkuar shumë mirë dhe atij i është ofruar kontratë dy vjeçare,
Është biseduar edhe për detajet e kontratës.
Buffon do të takohej te PSG me shokun tij që luante bashkë tek ekipi kombëtar Marco Verratti.
Portieri i kishte kaluar 17 vite te Juventusi ku fitoi shtatë tituj kampioni radhazi. /Telegrafi/