Gianluigi Buffon ka dhënë mendimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka dalë kundër Real Madridit.
“Dy vjet më parë Atletico humbi në mënyrë të bujshme dhe të pafat, sepse e pësoi golin e barazimit në fund. Unë besoj shumë te hakmarrjet sportive që të ofron jeta”.
“Do të jetë e vështirë, sepse Reali ka më shumë eksperiencë në ndeshje të tilla dhe niset favorit, por nuk do të habitesha nëse fiton Atletico, sepse është një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur, ka një mënyrë loje, organizim e trimëri të rrallë. Më erdhi shumë keq për ta para dy vitesh, ishin vërtet të pafat. Nëse ekziston një drejtësi hyjnore, të shtunën do të triumfojë Atletico”.
Portieri legjendar ka folur edhe për Kampionatin Evropian.
“Besoj se Spanja, Gjermania e Franca janë padyshim tre kombëtaret favorite, pastaj mund të befasojë Belgjika, që ka një brez shumë të talentuar”.
“Ne nuk jemi mirë, kemi vështirësi dhe është një periudhë e keqe në përgjithësi për gjithë futbollin italian, pa harruar dëmtimet e Marchisios eVerratit. Gjithsesi, Italia reagon në momente të vështira dhe kemi besim, krenari dhe një trajner të madh”.