Gianluiggi Buffon këtë verë ka kompletuar transferimin tek kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.
Tani numri një i parisienëve e ka përkrahur shokën e skuadrës, Kylian Mbappen për fitimin e Topit të Artë.
Talenti i jashtëzakonshëm francez ka pasur një vit për tu mbajtur në mend, pasi fitoi gjithçka në Francë me PSG-në, ndërsa me Kombëtaren triumfoi në botërorin Rusia 2018.
Portieri italian, Gianluiggi Buffon mendon se shoku i tij i skuadrës, Mbappe e meriton fitimin e Topit të Artë.
“Duke parë kualitetin që e ka, atë që bën në fushën e blertë dhe se sa ishte vendimtar në fitimin e Botërorit në Rusi, mendoj se ai e meriton Topin e Artë”, tha Buffon.
Buffon mendon për shokun e skuadrës se ka një talent të jashtëzakonshëm dhe se do të ketë një karrierë të madhe.
“Mbappe është i jashtëzakonshëm, ka aftësi teknike që nuk i kamë parë tek futbollistët tjerë”.
“Ai është një fenomen dhe nëse ka ambicien për të qenë më i miri, do të bëjë një karrierë të madhe”, përfundoi portieri italian.
Mbappe iu bashkua PSG-së vitin e kaluar si huazim nga Monaco ku kampionët e Francës e shfrytëzuan opsionin e blerjes së tij për 180 milionë euro. /Telegrafi/