Në vitin 2011 ata u martuan e kanë bashkë dy fëmijë. Por ndarja erdhi befas në vitin 2014 kur ai e tradhtoi atë në sy të të gjithë italianëve.
Buffon u marros pas gazetares sportive Ilaria D’Amico, e cila më vonë e bë e dashura e sot gruaja e tij. Ata kanë një fëmijë. Pavarësisht bujës së madhe, ish-gruaja e portierit Alena Seredova, vendosi të qëndronte në heshtje.
E vetëm sot, pasi kanë kaluar vite e plagët janë mbyllur, ajo foli për ndarjen. Për të përjavshmen “Chi” ajo tregoi “Ishte një goditje e fortë. Më është dukur sikur mu përmbys shtëpia. Kisha hallin e fëmijëve”.
E pikërisht për qetësinë e tyre Alena i qëndroi ftohtë skandalit mediatik.
“U bëra e fortë për fëmijët e mi. Kam bërë gjithçka që ata të ndiheshin mirë e sot qëndroj me kokën lart. Por s’ka qenë e lehtë. Le të themi që kisha hasur shenja se diçka nuk shkonte mirë, por nga mënyra se si jam e gatuar nuk e pranoja dot hapur se kishte një problem. Tradhtinë e mora vesh pikërisht nga revista së cilës po i rrëfehem sot”. /revistawho/