Gianluigi Buffon ka pranuar se Juventusi duhet të përmirësohet për të shmangur zhgënjimin e tifozëve të tyre këtë sezon.
Bianconerët u mposhtën 2-1 në shtëpi nga Lazio të shtunën mbrëma, duke i lënë ata pesë pikë prapa liderëve të Serie A, Napolit.
Programi i lajmeve satirike “Striscia la Notizia” vendosi të shpërblejë me “Tapirin e Artë” te portierin italian si dhe shokët e tij të skuadrës Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli dhe Gonzalo Higuain.
Çmimi i tyre epet për dikë që zihet ngushtë ose mposhtet në javën e mëparshme.
Pas pranimit të këtij çmimi, Buffon theksoi se skuadra duhet të përmirësohet pasi nuk duhet t’i zhgënjejnë tifozët me këso paraqitjesh.
“Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi përsëri”, ka thënë Buffon teksa pranoi tapirin e tij.
“Kemi të gjithë tifozët tanë që na përkrahin dhe ne nuk duam t’i zhgënjejmë ato”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/