Gianluigi Buffon ka folur pasi që skuadra e tij ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se do të provojë ta fitojë së bashku me kolegët dhe fansat.
“Kjo finale do të thotë shumë për mua. Është arritja më e madhe në karrierë, bashkë me Botërorin 2006, sepse është shpërblim i një rruge të vështirë”.
“Gjithmonë, kam dashur ta fitoja dhe kam qenë i bindur se mund ta bëj me bashkëlojtarët, fansat dhe kolegët. Do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Buffon.
Juventusi pret finalistin tjetër nga ndeshja Atletico Madridi – Real Madridi, ku mbretërit janë në epërsi prej tre golash. /Telegrafi/