Telegrafi

Buffon: Dua kontratë afatshkurtër

Italiani ka qenë te Bianconerët që nga vitit 2001, kur iu bashkua klubit nga Parma, dhe ishte kuç në sukseset e fundit të skuadrës në Serie A. Edhe pse beson se ka edhe disa vite në kulm të formës, njëshi i kombëtares italiane kërkon vazhdim afat-shkurtër të kontratës.

“Unë jam i bindur se mund të qëndroj në nivel të lartë për edhe dy ose tre vite dhe do të isha më i kënaqur me kontratë të shkurtër, por do të bisedoj me ta”.

“Kam pasur një karrierë të madhe dhe nuk dua të lidhem me marrëveshje të gjata, dua të ndjehem më shumë në këpucët e mia, përndryshe do të bëhesha një portier ‘i thjeshtë’”, ka thënë 34-vjeçari për Mediaset. /Telegrafi/