Gianluigi Buffon po shkon për herë të dytë drejt altarit të martesës.
Portieri i Juventusit dhe ish-gardiani i kombëtares italiane raportohet se do të martohet gjatë verës me Ilaria D’Amico.
Kështu së paku shkruan revista e mirënjohur italiane, “Chi”, e cila raporton se çifti i famshëm është drejt hapit të madh, edhe pse këto mbeten për momentin në kuadrin e thashethemeve.
Kujtojmë se muaj më parë edhe lojtari kishte thënë tërthorazi se do të kurorëzohet me bukuroshen e Italisë, me të cilën është në lidhje në këto katër vitet e fundit.
Theksojmë se 40-vjeçari ka qenë për tre vite i martuar edhe me Alena Seredovan, me të cilën u shkurorëzua gjatë vitit 2014.
Ndryshe, ai ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli i gjatë verës dhe për t’iu përkushtuar krejtësisht familjes së re që po krijon.
Buffon është baba i dy fëmijëve që i ka me ish-bashkëshorten çeke, Sederovan, djemtë Louis Thomasin dhe David Leen. /Telegrafi/