Telegrafi

Buffon: Do të heq dorë nga futbolli kur nuk do të luaj më për kombëtaren

Në ndeshjen miqësore kundër Holandës, Buffon do të regjistrojë paraqitjen e 100-të për Italinë dhe kjo e bën të lumtur, mirëpo nuk është diçka e veçantë për të.

“100 ndeshje? Është numër i mirë, por është njësoj si të tjerat. Kombëtarja është gjithmonë e rëndësishme, dhe po ashtu do të përcaktojë edhe fundin e karrierës time”.

“Kur Italia të mos më ftojë më, do të jem shumë, shumë pranë pensionimit”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/