Telegrafi

Buffon: Do ta mbaj mend gjatë vitin 2012

“Jam 34 vjeç dhe si portier nuk e konsideroj vetën të vjetër, vetëm se jam më i pjekur. E di se çfarë mund të bëj dhe mendoj se i kam së paku edhe tre vite për të luajtur në nivelin më të lartë”.

“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për mua si në fushë ashtu edhe jashtë saj, kështu që do ta mbaj mend gjatë. Pasi përfunduam dy herë radhazi në vendin e shtatë, ne e befasuam edhe veten, pasi bëmë diçka të jashtëzakonshme”.

“Sa për Italinë, askush nuk priti që ne do të shkojmë deri në finale të Evropianit 2012. Është e vërtetë që të shkosh në finale nuk është njëjtë sikur ta fitosh atë, por unë e di sigurt që para se t’ia niste Evropiani askush nuk ka menduar se mund të shkojmë në finale”, ka thënë Buffon për Sport Mediaset. /Telegrafi/