Telegrafi

Buffon dhe Casillas u përqafuan dhe biseduan pas ndeshjes, spanjolli zbulon bisedën e plotë (Foto/Video)

Dy legjendat e portës, Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, u përballen me vete në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Buffon doli fitimtar pas kësaj ndeshje, pasi Juventusi i tij shënoi fitore 2-0.

Pas ndeshjes dy legjendat ndërruan fanellat dhe u përqafuan, ku shkëmbyen edhe disa fjalë.

Gjatë ndërrimit të fanellave

Casillas e ka zbuluar bisedën mes tij dhe Gianluigi Buffonit që ndodhi në fund të ndeshjes.

“Buffon më tha se kartoni i kuq iu kanë ndihmuan shumë dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ata arritën të fitojnë aq lehtë…”, deklaroi portieri spanjoll.

Ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Portos zhvillohet me 14 mars dhe kjo mund të jetë edhe përballja e fundit mes dy portierëve që janë në fundin e karrierës. /Telegrafi/