Telegrafi

Buffon dhe Barzagli zyrtarisht deri më 2018 me Juventusin

Kapiteni Gianluigi Buffon dhe mbrojtësi Andrea Barzagli kanë nënshkruar kontrata të reja në Juventus, deri në vitin 2018.

Juventus ka konfirmuar se portieri Gianluigi Buffon dhe mbrojtësi Andrea Barzagli kanë vazhduar qëndrimin në klub deri më 2018.

Buffon iu bashkua “Bianconerëve” më 2011 dhe ka bërë gati 600 paraqitje duke fituar shtatë herë titullin e kampionit në Serie A.

Kurse, Barzagli po ashtu ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub pas paraqitjeve fantastike në vitet e fundit në qendër të mbrojtjes.

Pritet që kontratën ta vazhdojë edhe Patrice Evra. /Telegrafi/